Të hënën mblidhet Këshilli Politik
Palët në tryezë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Të hënën, në orën 18:00 maxhoranca dhe opozita do të ulen në tryezën e Këshillit Politik, për të reflektuar ndryshimet kushtetuese të bëra në 30 Korrik në Kodin Zgjedhor.
Përmes një letre drejtuar përfaqësuesve të opozitës në Këshill, përfaqësuesi i maxhorancës në tryezë, Damian Gjiknuri fton opozitën që në frymën e dialogut të arrihet një konsensus sa më i gjerë për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve paraelektorale.
Më herët, përfaqësuesi i demokratëve në tryezë, Oerd Bylykbashi, është shprehur se formula e shpërndarjes së mandateve është vijë e kuqe për opozitën, ndërsa për hapjen e listave selia blu shprehet e hapur për të negociuar.
Tv Klan