Të huajt në burgjet europiane, Shqipëria e treta në BE për numrin e të dënuarve


Të huajt në burgjet europiane, Shqipëria e treta në BE për numrin e të dënuarve

15:14 01/11/2016 https://youtu.be/tYV3e0aa0hc

Mbi 5000 janë shqiptarët që vuajnë dënimin në burgjet europiane, shifër kjo që e rendit Shqipërinë të tretën në listën e vendeve me numrin më të lartë të të burgosurve në Bashkimin Europian.

Kërkimet e një grupi gazetarësh gjetën se Rumania është vendi europian me numrin më të lartë të të burgosurve në vendet e BE, kurse vendin e parë, të të gjithë të huajve në burgjet europiane, e zë Maroku.

Në këtë renditje, Shqipëria ka lënë pas Turqinë dhe Poloninë. Sipas kërkimeve të publikuara në “EUobserver”, në pjesën më të madhe të rasteve, të huajt e burgosur në Europë janë pas hekurave për krime si vjedhja, grabitja, apo sjellje të dhunshme.

Një numër i madh i të burgosurve kryejnë shpeshherë të njëjtin krim, duke u rikthyer kështu në burg për një seri incidentesh të vogla.

Ekipi ndërkombëtar i gazetarëve ka mbledhur të dhëna nga 25 vende për të zbuluar këto statistika për çdo vend të BE -së, me përjashtim të Kroacisë, Maltës dhe Qipros.

Tv Klan






Të ngjashme