Të huajt pastrojnë plehrat në Tiranë – (18 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Në Shqipëri misionarët e huaj nuk vijnë vetëm për të predikuar mrekullitë e Zotit, por edhe për t’ju pastruar shqiptarëve ndërgjegjen nga bashkëjetesa me plehrat. Fasadat e mureve janë mbushur rëndom me parrulla politike dhe me lajmërime të vjetëruara.
Pikërisht këto të fundit, këta djem misionarë, amerikanë e kanadezë, kanë nisur t’i fshijnë nga fasadat rrethuese të një pallati pranë piramidës. Tani mbetet që të huajt të pastrojnë jo vetëm jashtë, por edhe në ambientet e brendshme të shtëpive të shqiptarëve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame