Të jetuarit me duhanpirësit nuk shkakton kancer


Të jetuarit me duhanpirësit nuk shkakton kancer

11:55 21/12/2013 passive-smoking-172463679

Shpesh, duhani mund të jetë i dëmshmën jo vetëm për ata që e konsumojnë por edhe për personat të cilën rrethohen nga duhanpirësit. Të paktën kështu besohet nga pjesa më e madhe e njerëzve por edhe shkencës. Por studimet tregojnë se të qëndruarit në një ambjent me një duhanpirës, nuk rrezikon për tu prekur nga kanceri në mushkëri.Në këtë përfundim kanë arritur studiues nga universiteti i Standford-it, të cilët theksojnë se konsumimi i duhanit është i lidhur ngushtë me kancerin në mushkëri, kjo nuk ndodh në rastin e personave të cilët janë të rrethuar nga duhanpirës. Megjithatë, sipas studiuesve, në rastin që një person ka jetuar mbi 30 vjet në një shtëpi me një duhanpirës mund të preket nga kanceri në mushkëri. Studimi gjithashtu thotë; se prekja nga kanceri i mushkërive është 13 herë më i madh për duhanpirësit dhe 4 herë më i madh tek ish-duhanpirësit sesa tek ata që nuk e kanë konsumuar asnjëherë atë.






Të ngjashme