Të krishterët kremtojnë festën e Ujit të Bekuar


Të krishterët kremtojnë festën e Ujit të Bekuar

16:22 06/01/2021

Disa qytete anuluan ceremonitë për shkak të pandemisë

Pandemia e Covid-19 theu këtë vit edhe traditën shumë vjeçare të Ujit të Bekuar, në disa prej qyteteve në vend. Për shkak të masave, shumë kisha ortodokse nuk e zhvilluan ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujë. Në mungesë të ritualit të përvitshëm, në Durrës, besimtarët kanë ndjekur vetëm meshën, ndërsa më pas kanë marrë me vete “Ujin e Bekuar” si simbol i mbarësisë në shtëpitë e tyre.

Edhe Korça këtë vit e anuloi hedhjen e kryqit në ujë. Mesha tradicionale u mbajt në Katedralen Ngjallja e Krishtit dhe kishat e tjera në praninë e pak besimtarëve. Më të guximshëm janë treguar të rinjtë në Pogradec, të cilët kanë sfiduar temperaturat e ulëta të liqenit për të gjetur kryqin. Edhe në Vlorë, besimtarët e kanë zhvilluar ceromoninë e hedhjes së kryqit në det. Fatlumi në qytetin bregdetar ka qenë ky 18-vjeçar.

Në Lushnje, besimtarët ortodoksë kanë ndjekuar nga afër ceremonitë me rastin e ditës së Ujit të Bekuar, në të gjitha kishat e zonës. Tradita e kësaj feste të krishterë i ka rrënjët në pagëzimin e Krishtit nga Johan Pagëzori në ujërat e lumit Jordan.

Tv Klan






Të ngjashme