Të kualifikohesh me barazime


Të kualifikohesh me barazime

18:47 08/06/2016

Kualifikimi i Shqipërisë në fazën finale të një Europiani ishte një arritje e madhe, por tani synohet më shumë, kalimi i grupit.

Kundërshtarët, Franca që luan në shtëpi, Zvicra dhe Rumania nuk janë kundërshtarë të lehtë, por formati i aktivitetit e lejon këtë ëndërr.

Në turin tjetër kalojnë 16 ekipe nga 24 në garë. Kjo do të thotë dy vendet e para të secilit grup dhe 4 skuadrat e renditura të tretat me rendimentin më të mirë.

Omar Chaudhuri, një staticien i njohur përllogarit se mund të shkosh në fazën tjetër edhe me barazime. Shqipëria është një ekip që në fazën kualifikuese nuk pësoi shumë gola dhe me gjasë do të bëjë një lojë mbrojtëse.

Nëse të treja takimet përfundojnë pa gola, atëherë probabiliteti është 87%. Por vetë Omar Chaudhuri uron që trajnerët mos të kërkojnë kualifikimin në këtë mënyrë.

Ndeshjet do të ishin të mërzitshme dhe pa emocione. Kjo është e mundur edhe nëse të gjitha sfidat në grup të kuqezinjve mbyllen në barazim, por me të njëjtin numër golash, 1 – 1, 2 – 2 e kështu me radhë.

Tv Klan






Të ngjashme