Te kullotësh bagëtinë në parkun kombëtar (16 Korrik 2000)


Te kullotësh bagëtinë në parkun kombëtar (16 Korrik 2000)

10:59 16/07/2000

Asllani ka ardhur nga Dibra vite më parë. Megjithëse banon në kryeqytet, hobin e vjetër nuk e ka harruar. Përditë ai kalon këtu, afër rrugës ku kalon Presidenti Mejdani me 23 dele, dy viça dhe një lopë. Meqë ky pyll është park kombëtar edhe bagëtitë ndihen mirë dhe ushqimi është i bollshëm dhe i shëndetshëm, por dhe gjëja e gjallë ia shpërblen parkut me pleh. Këtë bashkëjetesë e kanë pranuar dhe ata që kujdesen për parkun.

Asllani shprehet se nuk ka marrë ende vërejtje, pavarësisht se ai është i ndërgjegjshëm se diçka e tillë nuk është e lejueshme. Ka shumë mundësi që përgjegjësit e parkut të jenë zemërdhembshur dhe t’u vijë keq për bagëtinë. Bariu Asllan e ka bërë të qartë se ka mendje të keqe, por ana tjetër ai thotë se ka diçka që nuk shkon në këtë mes. Sipas tij, të vish nga mali, të jetosh në vilat pranë amerikanëve dhe të kullosësh dele e viça në parkun kombëtar, Asllani nuk i gjen emër tjetër veçse “qeveri e pashpresë”./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme