Laçi eliminohet nga Europa League
Laçi u eliminua nga Europa League, pasi pësoi një tjetër humbje kësaj here në shtëpi madje pa shënuar asnjë gol. Molde ia doli të fitojë 2 – 0 takimin në Shqipëri, pas suksesit 3 – 0 në Norvegji. Skuadra e Solskajer u tregua më e saktë në aksionet e saj. Laçi e mbajti portën të paprekur për 41 minuta. Aursnes realizoi me 11-metrësh, ndërsa Strand dyfishoi avatazhin para pushimit mes dy pjesëve.
Uzuni dhe Bushi patën mundësi shënimi gjatë pjesës së dytë, por pa arritur ti konkretizojë. Një eliminim i Laçit, por që gjithësesi duke kaluar turin e parë të Europa League, një objektiv i arritur vetëm në sezonin 2014-2015 për kurbinasit. Laçi tashmë duhet të mendojë për finalen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut që do të luhet më 12 Gusht në Tiranë.
Tv Klan