Të larguarit nga administrata, 3 mijë dosje tek Avokati i Popullit
Përfaqësues të shoqatës së të larguarve nga rradhët e administratës publike janë drejtuar në zyrat e Avokatit të Popullit për t’i paraqitur kreut të këtij institucioni dosjet e 3000 personave të shkarkuar sipas tyre në kundërshti me ligjin.
Sipas një përfaqësie të kësaj shoqate, Avokati Totozani ka kërkuar paraqitjen individuale nga ana e të largurve dhe jo prezantimin e tyre në grup.
Ai nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim as dosjet e perosonave që tashmë janë bërë pjesë e një procesi gjyqësor, por ka pohuar se për të gjitha rastet e tjera së shpejti do t’i paraqesë një raport të detajuar kuvendit.