14:44 21/05/201410 pjesëtarë të shoqatës për Mbrojtjen e të Shkarkuarve nga puna nisën pasditen e së hënës një grevë urie përpara ambjenteve të kryeministrisë, duke kërkuar nga qeveria të zbatojë ligjin për kthimin e tyre në punë.Grevistët kërkuan të qëndrojnë në një çadër, që fillimisht nuk u lejua nga policia të vendosej para kryeministrisë me argumentin se nuk ishte marrë leje nga bashkia. Por kjo nuk i ka penguar të larguarit nga administrata të shpallnin fillimin e grevës.Të larguarit nga administrata u vizituan gjatë pasdites edhe nga deputetët e opozitës që kanë përkrahur të drejtën e tyre për të protestuar dhe për t’u kthyer në punë.Gjatë orëve të mbrëmjes, 10 grevistët u strehuan në një çadër ku do të qëndrojnë deri sa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre. Shoqata e te larguarve nga puna kerkon kthimin e 6000 punonjësve të administrates, që sipas tyre janë shkarkuar në mënyrë antiligjore nga puna.TV KLAN