Të martën mblidhet kryesia e re e socialistëve
Mbledhja e parë e kryesisë së sapozgjedhur të Partisë Socialiste pritet të mbahet të martën e javës që vjen.
Çështjet që do të diskutohen janë vendosja e një afati për përmbylljen e zgjedhjeve për kryetar të degëve, si dhe përcaktimi i kalendarit të aktiviteteve për 25 vjetorin e kësaj force politike
Për të përcaktuar axhendën e kryesisë, Kryesocialisti Rama mblodhi mëngjesin e sotëm sekretariatin e ri në zyrën e tij në selinë rozë, në një mbledhja që zgjati 90 minuta.
Tv Klan