Të martën Shqipëria emeton Eurobondin


Të martën Shqipëria emeton Eurobondin

20:25 01/10/2018

Shqipëria do të kërkojë ditën e martë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare transaksionin për marrjen e 500 milionë eurove bond.

Burime zyrtare për televizionin Klan bëjnë me dije se varësi të tregjeve ndërkombëtare paraditen e të martës Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të vendosë nëse do të kërkojë afat 5 apo 7-vjeçar për eurobondin.

Qeveria synon që afati i eurobondit të ri të jetë 7 vjet dhe me interes më të ulët se 5.75% , normë e cila u morr në tregje eurobondi i vjetër.

Dalja e Republikës së Shqipërisë zyrtarisht në bursa për marrjen e borxhit është test i ekonomisë shqiptare, ku do të jetë tregu ai që do të vendosë nëse ka besim të investojë paratë në eurobondin e Shqipërisë apo jo. Sa më i gjatë të jetë afati i këtij borxhi, dhe sa më i mirë interesi, aq më i pakët perceptohet risku për vendin tonë nga investitorët.

Kjo është hera e tretë që Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për të emetuar eurobond, hera e parë ishte në 2010-n ku interesi shkoi 7.6% për një afat 5 vjeçar, ndërsa në 2015 interesi zbriti në 5.75%.

Shuma 500 milionë euro është rinovim i eurobondit të vjetër me vlerë 450 milionë euro dhe 50 milionë marrje borxh për nevojat e vitit të ardhshëm.

Në raportet e vitit të fundit “Moodys” dhe “Standard and Poors” e vlerësojnë borxhin e Shqipëri si të qëndrueshëm me notën B+.

Tv Klan






Të ngjashme