Të mbijetosh me një qindarkë (25 Shtator 2000)
Xheladini është një nga banorët e rinj të Tiranës. Ai ka zgjedhur vetëpunësimin si mënyrën e vetme për të mbijetuar sëbashku me dy fëmijët dhe gruan e tij. Çdo mëngjes ai del herët nga shtëpia për të zënë këtë vend këtu në tregun e shumicës. Krahët e punës dhe karroca e shoqërojnë atë çdo ditë sëbashku me pasigurinë nëse do të fitojë diçka sot për të ushqyer familjen. Ndërkohë ai ka gjetur një klient të ri dhe është më i gëzuar se sot do të fitojë diçka më shumë se dje./tvklan.al