“Të mos i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje”


“Të mos i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje”

07:45 25/09/2016

Papa Françesku u takua të shtunën në Vatikan me rreth 180 të afërm të viktimave, si dhe persona që i mbijetuan sulmit me kamion në Nice, më 14 Korrik, në Ditën e Bastijës.

Ai shprehu dhemshuri dhe u tha të pranishmëve që “të mos i përgjigjen urrejtjes me urrejtje dhe dhunës me dhunë”.

Në takim ishin ftuar edhe 150 persona, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare: myslimanë, hebrej, të krishterë katolikë, ortodoksë e protestantë.

Papa tha se marrëdhëniet e mira ndërfetare mund të ndihmojnë në lehtësimin e plagëve të krijuara nga ngjarjet tragjike./VOA






Të ngjashme