Të pakënaqur për zëvendësimet
Një fundjavë të pakënaqurish në ligat më të rëndësishme të Europë. Yje si Cristiano Ronaldo, Arjen Robben e Mario Balotelli u zëvendësuan gjatë takimeve të kampionatit.
I pari Ronaldo, i cili edhe pse i dha dorën trajnerit Zidane nuk u përmbajt në fjalë sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle. Portugezi u zëvendësua në minutën e 79’. Ai ndihmoi Benzema dhe Casemiro të realizonin në fitoren 2 – 1 në fushën e Athletic Bilbao. Zidane pas ndeshjes tha se i takon edhe Cristiano të dalë nga loja.
Nervoz u shfaq edhe Robben. Mesfushori holandez i Bayern nuk u përshëndet fare me Ancellotti, i cili nuk polemizoi për sjelljen e lojtarit. Ai shprehu qartë pakënaqësinë për zëvendësimin pak minuta para përfundit të ndeshjes me Borussia Monchengladbach. Situata u kalua me të qeshura nga shokët e ekipit. Në lot shpërtheu Balotelli pas zëvendësimit në takimin Nantes – Nice.
Italiani nuk bëri asgjë në këtë sfidë. Një javë për tu harruar për këta futbollistë, të cilët zakonisht i japin tonin lojës së ekipit.
Tv Klan