Të paktë qytetarët në protestën për Klodian Rashën


Të paktë qytetarët në protestën për Klodian Rashën

19:33 15/12/2020

Grumbullim simbolik në qendër të Tiranës

Ka qenë simbolike protesta e së martës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Por krejt ndryshe nga ditët e tjera, protesta është përqendruar vetëm në sheshin Skënderbej dhe me një numër të kufizuar qytetarësh.

E qetë dhe paqësore, protesta për riun e vrarë nga efektivi i Shqiponjave ka sërish të njëjtat kërkesa. Reformim të uniformave blu dhe dorëheqjen e Ardi Veliut.

Grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej zgjati rreth 60 minuta, ndërsa u vu re mungesa e uniformave blu. Edhe në institucione prania e tyre ishte e paktë.

Tv Klan






Të ngjashme