Të paktën 112 viktima nga rrëshqitja e tokës
Të paktën 112 persona humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë mbetën të lënduar, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në një provincë në jug-perëndim të Kolumbisë.
Shirat e rrëmbyeshëm që zgjatën për disa orë shkaktuan fryrje të lumit e për pasojë daljen nga shtrati të tij. Autoritetet kolumbiane shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe angazhuan ushtrinë për shpëtimin e jetëve. Situata mbetet alarmante, pasi një numër i pasaktësuar personash rezultojnë të humbur./tvklan.al