Të paktën 130 viktima nga stuhia në Filipine


Të paktën 130 viktima nga stuhia në Filipine

12:17 23/12/2017

Më shumë se 130 persona kanë humbur jetën në Filipine si pasojë e një stuhie tropikale që goditi jugun e vendit, duke shkaktuar përmbytje masive.

Disa dhjetëra të tjerë raportohen të humbur nga autoritetet vendase. Më i godituri është ishulli i Mindanaos ku rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet kanë lënë në qiell të hapur mbi 15 mijë persona, banesat e të cilëve janë shkatërruar plotësisht.

Ekipet e emergjencave kaluan gjithë natën në operacionet e shpëtimit, por ndërprerja e energjisë dhe e linjave të komunikimit vështirëson më shumë gjetjen e personave të bllokuar nën rrënoja.

Filipinet goditen shpesh nga stuhitë tropikale që shkaktojnë viktima. Rreth 20 stuhi përshkojnë vendin ishullor çdo vit në sezonin e shirave, që zakonisht fillon që në muajin maj e përfundon në dhjetor.

Tv Klan






Të ngjashme