Të paktën 19 viktima nga fundosja e varkës


Të paktën 19 viktima nga fundosja e varkës

20:04 18/07/2018

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, 103 janë shpëtuar dhe 25 të tjerë janë të zhdukur, si pasojë e fundosjes së një varke me refugjatë në ujërat e Qipros turke.

Sipas Rojës Bregdetare të Qipros Turke, një varkë me rreth 150 refugjatë është fundosur në ujërat e bregut të Yeni Erenköy (Gialousa). Pas incidentit ekipet e shpëtimit të Rojës Bregdetare intervenuan, por bëhet e ditur se 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa 103 persona janë shpëtuar.

Zyrtarët njoftuan se vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të 25 persona të cilët mbeten të zhdukur. Në punimet e kërkim-shpëtimit marrin pjesë edhe zyrtarët turq. Refugjatët e shpëtuar nga varka e fundosur janë dërguar në Turqi./AA






Të ngjashme