“Të pandara deri në vdekje”, rrëfimi i mikut të dy vajzave shqiptare që humbën jetën në aksident


“Të pandara deri në vdekje”, rrëfimi i mikut të dy vajzave shqiptare që humbën jetën në aksident

14:00 06/02/2017

Ishin mikesha të pandara dhe kështu do t'i kujtojë edhe në vazhdim Andrea Pennello, miku i ngushtë i dy 17 vjeçareve shqiptare, Ambra Shaliani dhe Jessica Ginai, të cilat humbën jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës në Guidonia Monteceli, në Romë.

Në një bisedë me gazetarin Dritan Laci të

Opinion.al,

Andrea thotë se njihej prej 7 vitesh me vajzat dhe prej tyre do të ruajë gjithmonë si kujtim buzëqeshjen dhe mirësinë.

“E mësova lajmin nga të afërmit e mi, që po ashtu kishin njohje me vajzat. Jam i shokuar. Më mirëkuptoni”, 

thotë Andrea.

Ambra dhe Jessica Ginai (Xhesika Gjinaj) ishte studente në lice dhe ndanin pasionin e tyre për modën. Andrea rrëfen për

Opinion.al

edhe takimin e fundit me vajzat.

“U mblodhëm në një nga ato netë dimri. Ishim të gjithë bashkë. Biseduam gjatë. Ishin vajza shumë të mira. Nuk arrij akoma ta besoj”

.

Andrea thotë se Ambra dhe Jessica ishin mike për kokë dhe frekuentoheshin shpesh me njëra - tjetrën. I pyetur për origjinën dhe historinë e emigracionit të vajzave, Andrea di të thotë që ato ishin me origjinë shqiptare, nga familje shumë të respektuara në rajonin ku ato jetoni, por nuk ka një informacion më të detajuar lidhur mbi mbërritjen e tyre në Itali.

ragazzi_collage

Edhe ditën e sotme, mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë lajmit të kobshëm të humbjes së jetës së katër të rinjve në Guidonia pranë portit në Romë, ku viktima mbetën Federico Baldi, 18 - vjeç, Riccardo Murdaca, Ambra Shaliani, 17 - vjeç, Jessica Ginai, 18 - vjeç.

Riccardo Murdaca jetonte në Tivoli dhe ishte ai që i jepte makinës Mini Cooper, që u përplas dhunshëm me murin e Picerisë.

Federico Baldi ishte bashkëmoshatar i tij dhe ishte një tifoz i madh i Lazios.

Biondia Jessica jetonte në Romë dhe vazhdonte Institutin Teknik për Turizëm.

Ambra dhe Jessica kanë përlotur këdo që i ka njohur, por edhe ata që nuk kanë pasur një mundësi të tillë, edhe për shkak të dedikimeve që i kushtonin njëra - tjetrës në rrjetet sociale, ku Ambra i shkruante Jessica-s:

 “Je shpirti im binjak”.

Dritan Laci/Opinion.al






Të ngjashme