Të pandehurve të “Xibrakës” i refuzohet gjykimi i shkurtuar
Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar kërkesën e 10 të pandehurve në dosjen “Xibraka” për gjykim të shkurtuar.
Kërkesës e bërë nga avokatët u pranua nga prokuroria , por togat e zeza kanë vendosur që ky proces të jetë me procedurë normale. Të gjitha palët do të paraqesin në seanca pretendimet, provat dhe dëshmitarët e tyre.
Pas këtij vendimi mbrojtësit ligjor të të pandehurve kanë kërkuar përjashtimin e trupit gjykues me argumentin se po i hiqet një e drejtë ligjore.
Tv Klan