Të panjohurit i organizojnë varrimin foshnjës së mbytur në lumë


Të panjohurit i organizojnë varrimin foshnjës së mbytur në lumë

22:58 29/06/2016

Dhjetra të panjohur janë shfaqur në varrimin e një foshnjeje të paidentifikuar, trupi i të cilit që u gjend nga policia në anë të lumit Taff, në Uells, një vit më parë.

Të voglit, një djalë i pagëzuar me emrin Sion, iu dha lamtumira e fundit në një shërbesë në të cilin morën pjesë 60 të huaj, ndër të cilët dhe polici i cili shkoi i pari në vendin e ngjarjes.

Djali ishte menduar të varrosej pa shërbim, pa lutje dhe pa një pllakë mbi varrin e tij, por në fakt falë zemërgjerësisë së këtyre të panjohurve u mblodh një shumë prej 1500 paundësh, që bëri të mundur shërbesën.

Familja e të voglit nuk u arrit kurrë që të gjendej dhe lutjet për trupin e tij drejt botës së përtejme, i bënë pikërisht këta njerëz të mirë.

Detektivi Mark O’Shea, polici që gjeti trupin e tij, mbajti një fjalim prekës duke i kërkuar Perëndisë që të mirëpresë në gjirin e tij, të voglin Sion./tvklan.al

 

 






Të ngjashme