Të parandalosh Covid-19 me mure


Të parandalosh Covid-19 me mure

11:38 28/04/2020

Vende të ndryshme kanë marrë masat e tyre për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Por vendimi më i çuditshëm duket se vjen nga India. Një distrikt në jug të vendit ka ndërtuar mure për të mbyllur kufirin me shtetin fqinj, Andhra Pradesh. Qëllimi: të ndalohet Covid-19.

Muret, janë rreth 1.5 metra të larta. Sipas asaj që shkruajnë mediat, zyrtarët e bënë këtë lëvizje për të kontrolluar çdo emigrant që hyn në vend, pasi shpesh futen pa leje të vlefshme qëndrimi.

Disa burime të tjera thanë se kjo masë është bërë për të mbajtur nën kontroll trafikun në këtë kohë pandemie. Në Indi kanë humbur jetën 939 persona për shkak të Covid-19, ndërsa numërohen mbi 29 mijë të infektuar./tvklan.al






Të ngjashme