Të parat vezë njerëzore të rritura në laborator


Të parat vezë njerëzore të rritura në laborator

15:35 09/02/2018

Një vezë njeriu është rritur në një laborator për herë të parë, thonë studiuesit në Universitetin e Edinburgut.

Ekipi thotë se kjo teknikë mund të çojë në mënyra të reja për të ruajtur pjellorinë e fëmijëve duke u trajtuar për kancerin.

Është gjithashtu një mundësi për të eksploruar se si zhvillohen vezët e njerëzve, shumica e të cilave mbeten një mister për shkencën.

Ekspertët thanë se ishte një zbulim interesant, por duhet më shumë punë para se të mund të përdoret në mënyrë klinike.

Gratë lindin me vezë të papjekur në vezoret e tyre që mund të zhvillohen plotësisht vetëm pas pubertetit.

Iu është dashur të bëjnë një punë që ka zgjatur prej dekadash, por shkencëtarët tani mund të rrisin vezët deri në pjekuri jashtë vezores.

Ajo kërkon kontrollim të kujdesshëm të kushteve të laboratorit duke përfshirë nivelet e oksigjenit, hormonet, proteinat që simulojnë rritjen dhe mjedisin në të cilin vezët kultivohen./tvklan.al 






Të ngjashme