Te Partizani duan vijueshmërinë
Kërkojnë fitoren me Bylisin para derbit
Pas ndërprerjes për shkak të tërmetit të 26 nëntorit Superliga do të kthehet këtë fundjavë. Te Partizani nuk e rrezikojnë kreun po një fitore para derbit do të ishte sinjali i duhur. Kundërshtari këtë shtunë do të jetë Bylisi që në fazën e parë mori pikë në “Selman Stërmasi”.
“Është një ndeshje e rëndësishme për sa i përket ecurisë tonë gjatë këtyre javëve. E rëndësishme është të përgatitemi në maksimum për të ruajtur vazhdimësinë”, thotë trajneri Lerda.
Edhe Tirana luan një ndeshje të rëndësishme me Kukësin. 3 pikët do të mbanin bardheblutë pranë kreut për të sfiduar më pas Partizanin në javën e 15. Te Luftëtari shpresojnë të marrin pikë me Vllazninë për të bërë hapa para në renditje që do të shërbente për mbijetesën.
Java e 14 e Superligës do të luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
Tv Klan