Të pastrehët e firmave piramidale (12 Gusht 1999)


Të pastrehët e firmave piramidale (12 Gusht 1999)

14:13 12/08/1999

Lista e të pastrehëve të firmave piramidale do të kalojë në sitën e Fahrudin Arapit. Dokumentat e paraqitura vetëm nga 1012 familje nga 1500 të pastrehë do të vëzhgohen imtësisht nga grupi i mbikqyrjes së fajdeve. Bashkia e Tiranës e cila prej një viti ka grumbulluar dokumentat e qytetarëve ja ka përcjellë dokumentet grupit të mbikqyrjes për të shmangur çdo abuzim apo falsifikim të mundshëm.

Pas verifikimit pranë grupit të mbikqyrjes brenda datës 30 të këtij muaji listat do të dorëzohen pranë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transportit e Punëve Publike të cilët do të ndjekin ecurinë e kredisë greke për ndërtimin e apartamenteve për të pastrehët e firmave piramidale. Do të ndahen rreth 500 apartamete dhe duket se zgjedhja e grupit të mbikqyrjes do të jetë e vështirë. Saktësia e dokumentacionit dhe njerëzve me probleme më emergjente do të kenë përparësi për marrjen e apartamenteve të kredisë greke./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme