Të përmbyturit e Fierzës – (24 Janar 2000)


Të përmbyturit e Fierzës – (24 Janar 2000)

19:43 24/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Familjet që ju janë përmbytur tokat dhe shtëpitë nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, i kanë vënë si afat qeverisë ditën e mërkurë për realizimin e kërkesave të tyre. Janë 6000 familjë në Kukës, Hasë, Tropojë e Pukë që kanë banuar në 60 fshatra. Ata kërkojnë kompensim financiar për dëmet e shkaktuara që nga vitti 1975. Këtyre banorëve në vitet ‘95-‘99, u janë dhënë si kredi 390 milionë lekë të reja dhe kompensim në tokë bujqësore. 100 familje nga Hasi janë zhvendosur në Tiranë. 405 familje Kukësiane janë zhvendosur në Durrës. Sipas prefektit të Kukësit Elezi, kanë ndodhur që këto familje kanë marrë kredinë por ende s’ju është dhënë tokë bujqësore. Përfaqësuesit e përmbytura nga liqeni i Fierzës nuk ishin të pranishëm në takimin me zv/kryeministren Makbule Çeçon./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme