Të përndjekurit politikë – (21 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ish-të përndjekurit politikë duhet të jenë të ndërgjegjshëm se vetëm duke qenë të bashkuar mund të fitohen të drejtat e mohuara. Kjo është thirrja e shoqatës kombëtare të-ish të denuarve politikë, dega Tiranë. Në 24 Nëntor do të zhvillohen zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen në gjendje të acaruar brenda gjirit të të përndjekurve.
Udhëheqësi aktual Skendër Tufa u bën thirrje gjithë atyre që pretendojnë të drejtojnë këtë shoqatë të kandidojnë në këto zgjedhje. 21 anëtarë kryesie kanë shkarkuar pak më parë kryetarin dhe aktualisht kjo shoqatë gjendet vetëm me zëvendësuesin provizor dhe kryesia kombëtare është ajo që merr vendimin për kryetarin e ri. Bashkimi i shoqatës sjell dhe fundin e përçarjes së tyre./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti