Të prekurit me HIV AIDS në Korçë – (11 Maj 2000)


Të prekurit me HIV AIDS në Korçë – (11 Maj 2000)

15:32 11/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në qytetin e Korçës katër banorë rezultojnë të sëmurë 0+ nga virusi HIV, nga 41 rastet e rregjistruara në të gjithë vendin. Në këto 9 vjet në prefekturën e Korçës janë rregjistruar dy raste vdekjesh nga SIDA. Lajmi është deklaruar në një takim të zhvilluar sot në Qendrën Sociale të Gruas nga Shoqata Jo Qeveritare “Gruaja Korçare”.

Kjo shifër e të prekurve nga SIDA në qytetin e Korçës përbën plot 10% të rasteve në rrang vendi. Sipas mjekëve shkaku i përhapjes në këtë masë të këtij virusi në rrethin lindor të vendit lidhet me afërsinë e saj gjeografike me Greqinë, drejt së cilës arkullojnë mijra persona.

Shoqata Jo Qeveritare në Korçë janë angazhuar në një fushatë sensibilizuese ndaj sëmundjes vdekjeprurëse duke shpërndarë fletë-palosje me mesazhe për të rinjtë. Ky projekt do të vazhdoj në Universitetin e Korçës ku ka një përqëndrim më të madh të rinjsh të cilët janë edhe më të ekspozuar ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme