Të rejat që ofrojnë qendrat estetike, shkrirja e yndyrës me baltë (2 Shtator 2000)


Të rejat që ofrojnë qendrat estetike, shkrirja e yndyrës me baltë (2 Shtator 2000)

12:27 02/09/2000

Kjo masë e lëngshme nuk është një baltë e zakonshme. Në përbërjen e saj ajo ka alga deti dhe parafinë dhe fabrikohet në Spanjë. Përdoret kryesisht në estetikë për dobësim. Ato që e përdorin janë kryesisht femra. Në një nga qendrat estetike private të Tiranës, ka kohë që kryhen trajtimet me këtë baltë. Efektet e saj janë nga më të ndryshmet duke filluar që nga shplodhja e trupit deri tek rregullimi i qarkullimit të gjakut. Ndërsa për sëmundjet që kuron, fizioterapistja Vana Malaj, komenton:

“Në shkrirjen e yndyrnave ndihmon për qarkullimin normal të gjakut, heq yndyrnat në gjak dhe ndihmon shumë për sklerozat .”

Pas qendrimit për 45 minuta në temperaturën 45 gradë bëhet shpëlarja e trupit. Një seancë e tillë kushton 5 mijë lekë të reja, ndërsa në vendet perëndimore është 2- fish më shtrenjë. Trajtimet e bukurisë vitet e fundit brenda vendit tonë kanë rritur konkurrencën si estetike ashtu dhe teknologjike./tvklan.al






Të ngjashme