Të rendësh pas ujit (10 Gusht 2000)


Të rendësh pas ujit (10 Gusht 2000)

14:25 10/08/2000

3500 banorë të Drithasit nga muaji maj në tetor e marrin kështu ujin. Pa dallim moshe dhe seksi këtu rendin çdo ditë gjysmë ore larg Drithasit për të mbushur, për të pirë dhe për të gatuar. Madje një banor i Drithasit e ka kthyer në biznes ujin. Ai ka hapur një pus ku mbushin vetëm për të larë.

Çdo muaj familjet i paguajnë nga 100 lekë. Në të vërtetë Drithasi ka ujësjellës, por tubat e tij janë çarë rrugës. Një pjesë të ujit të pijshëm e marrin fshatarët për vaditje. Pjesën tjetër e merr një fabrikë betoni.

Uji rikthehet në dimër kur fillojnë shirat. Meqë nuk duhet më vaditja artificiale, fshatarët mbyllin tubat dhe rubinetat fillojnë të “këndojnë” përsëri. Banorët nuk kanë lënë derë pa trokitur, por ujë s’ka që s’ka. Kryeplaku Enver Mero thotë:

“Punëtorët e Ndërmarrjes së Ujësjellësit nuk punojnë në rregull. Në kohën kur e kemi në orarin e ujit ata e dërgojnë nëpër fshatra të tjera. Kështu që fshati ka mbetur pa ujë.”

Në këtë mënyrë, e vetmja gjë që mbetet deri majin e ardhshëm është shpresa./tvklan.al






Të ngjashme