Të rinjtë, ekspozitë për korrupsionin


Të rinjtë, ekspozitë për korrupsionin

16:20 13/04/2014 korupsioniPërballja me korrupsionin bën bashkë disa të rinj në një ekspozitë gjimnaziste nga e gjithë Shqipëria. Secilit prej tyre i është kërkuar t’i japë fytyrë fenomenit aq shumë të përfolur. Ira nga Qemal Stafa dhe Jerina nga Petro Nini Luarasi janë përzgjedhur si dy nga nxënëset me punët më domethënëse mes 56 të tillave.

Dy gjimanazistet më shumë se të perjetuar e kanë të dëgjuar e janë besim plota se korrupsioni është një sëmundje e shërueshme dhe medikamenti i tij është brezi i ri.

Ekspozita në Muzeun Kombëtar është e vizitueshme deri në 17 Prill. Në të njëjtën ditë Ambasada Amerikane dhe Prokuroria e Përgjithshme do të ndajnë edhe çmime për krijimet që pasqyrojnë më fortë të keqen që mbjell në shoqëri korrupsioni.

 

 





Të ngjashme