Të rinjtë i rikthehen traditës së futbollit në fushat sportive – (21 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Të rinj nga të gjitha moshat, ditëve të diela mbushin fushat e pakta sportive, të Tiranës. Ata të gjithë luajnë futboll dhe organizohen në bazë grupe shokësh apo dhe skuadra sportive, siç janë këta fëmijë të moshës nga 6 deri në 8 vjeç. Kjo është mënyra më e mirë për të kaluar një ditë pushimi, por edhe për t’u marrë paksa me fiskulturë, pas një jave të lodhshme me punë apo me mësime.
Tradita e organizimit të ndeshjeve të futbollit, apo dhe të minifutbollit, këto vite është rikthyer, duke shkuar nëpër mend se shumë vite më parë çdo njëri prej nesh ka organizuar me dhjetëra ndeshje të tilla./tvklan.al