Të rinjtë Socialdemokratë kundër Gjinushit (5 Dhjetor 1998)


Të rinjtë Socialdemokratë kundër Gjinushit (5 Dhjetor 1998)

15:40 05/12/1998

Konferenca e të rinjve Social Demokrat, përqëndrohet tek integrimi i të rinjve në qeverisjen e vendit. Njeri nga të rinjtë social Demokrat Robert Çitozi shprehet kundër kryetarit të tyre duke thënë se Gjinushi duhet të tregohet më i vëmëndshëm me rininë, të cilët janë të vlefshëm për këtë vend.

Kurse Skënder Gjinushi shprehet se rruga në Partinë Social Demokrate është e hapur për të rinjtë intelektualë. Sipas tij konkurenca është e lirë dhe se në këtë parti nuk ka ndonjë ndarje të prerë deri ku quhen të rinjtë e partisë dhe se deri ku quhen të vjetër. Ai theksoi se problemi i vetëm është se njerëzit duhet të angazhohen veçanërisht brezi i ri për të sjellë një frymë të re./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe






Të ngjashme