Të sëmurët mendorë në Elbasan nuk marrin përkrahjen sociale (2 Gusht 2000)
210 sëmurë psiqik të Elbasanit nuk kanë marrë përkrahje sociale. Ata kanë librezë paaftësie të shkallës së dytë dhe jetojnë me ndihmën e shtetit. Prej rreth 3 javësh ata trokasin në zyrat e bashkisë ku marrin përgjigje negative. Sëmundjes brenda mendjes së tyre tani iu shtua dhe shqetësimi i bukës.
Një pjesë e këtyre njerëzve janë sëmurur pikërisht nga braktisja. Të tjerët braktisja i rëndon. Ashtu si edhe për 210 të sëmurët, as për median bashkia nuk shpjegon shkaqet e vonesës së përkrahjes sociale. Heshtja sipas tyre vjen për shkak të rregullores. Së fundmi fatkeqësinë e 210 e priti Prefekti Durim Mushi i cili premtoi se do t’i ndihmojë./tvklan.al