Të shëruarit nga Covid-19 do të certifikohen
Kili merr vendimin
Qeveria e Kilit ka deklaruar se do të shkojë përpara me planin për certifikimin e njerëzve që janë shëruar nga Covid-19. Më pas ky dokument do t’i japë mundësinë njerëzit që të kthehen në punë. Deklaratën e bëri ministri i Shëndetësisë Paula Dauza.
Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka prova që njerëzit që e kanë kaluar koronavirusin të jenë imunë dhe të mos infektohen më.
Sipas OBSH-së, certifikatat mund të rrisin vetëbesimin e gabuar dhe të ndihmojnë që të shpërndahet sëmundja.
“Aktualisht nuk ka asnjë provë që njerëzit që shërohen nga Covid-19 dhe kanë antitrupa të mbrohen nga një infektim i dytë”, deklaroi OBSh.
Në Kili ka deri më tani 189 viktima që janë të lidhur me Covid-19, dhe rreh 13 000 raste të konfirmuara./tvklan.al