Të shtëna me armë jashtë një gjykate në Athinë


Të shtëna me armë jashtë një gjykate në Athinë

13:45 12/05/2017

Athinë, 12 Maj 2017 – Një person u arrestua të premten, pasi qëlloi me armë zjarri jashtë godinës së një gjykate në Athinë.

Sipas të përditshmes helene

“Ekathimerini

“, bëhet fjalë për një të afërt të Marios Papageorgiou, një 26 – vjeçar që u rrëmbye dhe më pas u vra, çështja e të cilit po gjykohet në këtë gjykatë.

Personi në fjalë po fliste për mediat jashtë Gjykatës së Apelit në Athinë, kur nxori armën dhe qëlloi tre herë në ajër.

Agjentët e kundërzbulimit e arrestuan atë menjëherë pasi u largua nga vendngjarja.

Nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar./tvklan.al






Të ngjashme