Të shtëna me armë, mbyllet Shtëpia e Bardhë
Një person dyshohet se ka qëlluar veten me armë jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, thonë mediat amerikane.
Shërbimi Sekret i SHBA tha se një person qëlloi veten me armë në anën veriore të Shtëpisë së Bardhë. Në momentin e ngjarjes, Presidenti Donald Trump nuk ndodhej aty por në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.
Personi, që është ende i paidentifikuar, ndodhej në mesin e turmës së njerëzve kur qëlloi me armë. Fatmirësisht asnjë person tjetër nuk ka mbetur i lënduar nga të shtënat, përveç agresorit që vrau veten.
Autoritetet amerikane janë duke hetuar për të zbardhur shkaqet e këtij rasti që shkaktoi panik. Gjatë viteve të fundit, ka pasur disa incidente sigurie pranë gardhit të Shtëpisë së Bardhë.
/tvklan.al