Të shtëna me armë në fushatën e ish-presidentit
Të paktën dy autobusë në karvanin e fushatës zgjedhore të ish-udhëheqësit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva u sulmuan me armë zjarri të martën, sipas Partisë së tij të Punëtorëve .
Sekretariati i Sigurisë Publike të Paranës, tha në një deklaratë se po hetonte incidentin dhe se Lula nuk ishte në autobuz në kohën kur ndodhi ngjarja.
Sipas
Reuters
, në sulmin e ndodhur në shtetin jugor të Paranës, një plumb kaloi mes për mes autobuzit duke përfunduar në xhamin e një automjeti tjetër.
Lula ishte president i Brazilit nga 2003 deri në 2010, dhe po kërkon një mandat të tretë në zgjedhjet e Tetorit, pavarësisht nga se ai akuzohet për korrupsion, gjë që e ndalon atë të kandidojë për këtë detyrë. Ai në mënyrë të përsëritur ka mohuar të ketë kryer veprime të paligjshme dhe ka premtuar se do të luftojë akuzat./tvklan.al