Të shtëna me armë në Lushnje, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të armatosur në fshatin Pluk të Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, ndërsa policia ka mundur të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë autorin e dyshuar.
Ai është Arion Canaj 32 vjeç. Ky i fundit qëlloi me armë 29-vjeçarin me iniciale A.Z, duke e lënë të plagosur. Policia thotë se konflikti mes tyre nisi për shkaqe banale dhe nuk specifikon motivet e sakta.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe një 33-vjeçar me iniciale L.D. Ky i fundit i mori armën autorit të dyshuar Arion Canaj, ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur duke marrë me vete edhe armën e krimit.
Ai akuzohet për kanosje, prishja e qetësisë publike, armëmbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërsa Arion Canaj që plagosi 29-vjeçarin akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
/tvklan.al