Të shtëna me armë në një resort turistik, 1 i vrarë


Të shtëna me armë në një resort turistik, 1 i vrarë

16:39 30/07/2017

Një person ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë në një resort turistik në Bodrum të Turqisë.

Sipas mediave turke, viktima është një 18-vjeçar, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të shkaktuara nga plumbat. Ndërkohë, 4 të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilat nisën kërkimet për arrestimin e autorëve.

Shkaqet e këtij sulmi me armë janë ende të paqarta. Në resortin turistik kanë qenë rreth 400 pushues në momentin kur sulmi nisi të qëllonte me armë. /

tvklan.al






Të ngjashme