Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Alpine Texas.
Sipas mediave vendase ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e të enjtes . Policia ka dy të dyshuar për të shtënat, megjithatë ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje. I plagosuri mësohet se është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Pas këtij sulmi, shkolla që ka rreth 280 studentë është mbyllur. Kjo shkollë ndodhet në Alpine, një komunitet me rreth 6,500 banorë, rreth 200 milje në juglindje të El Paso./tvklan.al