Të shtëna me armë në një xhami në Stamboll
Një person raportohet të ketë hapur zjarr në një xhami në Stamboll, gjatë orëve të pasdites.
Paraprakisht mësohet se të lënduar kanë mbetur të paktën dy persona, të cilët janë dërguar në spital.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një xhami në veri të Stambollit. Ajo vjen pak orë pasi të paktën 39 persona u masakruan në klubin e natës Reina, teksa po festonin natën e ndërrimit të viteve.
Të shtënat me armë nisën nga një person i cili ishte i pari që hapi zjarr me një pushkë në xhami, në momentin kur njerëzit filluan të mblidheshin për t’u lutur.
Policia ka nisur të hetojë për shkaqet dhe autoritetet thonë se nisma nuk ka qenë “politike”.
Nuk është akoma e qartë nëse të shtënat me armë tek xhamia dhe masakra në klubin e natës kanë lidhje me njëra-tjetrën./tvklan.al