Sulm “terrorist” në Nju Jork, 8 të vdekur


Sulm “terrorist” në Nju Jork, 8 të vdekur

22:04 31/10/2017

Të paktën 8 persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në qendër të Nju Jorkut të martën, pasi një kamionçinë ka shtypur kalimtarët ndërsa shoferi ka qëlluar me armë afër memorialit të Qendrës Botërore të Tregtisë, në Manhatan.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Nju Jorkut, e cila e ka cilësuar sulmin si “terrorist”.

Në një konferencë për shtyp, policia tha se autori, rreth 29-vjeç kishte qëlluar me dy pistoleta pasi makina e tij ishte përplasur me një autobus shkolle.

Policia ka qëlluar disa herë në drejtim të autorit, i cili më pas është arrestuar.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio tha se ky ishte një “akt frikacak terrorist që kishte në objektiv civilët e pafajshëm”.

Por, ai tha se njujorkezët janë të fortë dhe se nuk do të ndryshojnë nga një akt dhune që ka qëllim t’i frikësojë.

Ndërsa Presidenti amerikan, Donald Trump, tha në një postim në Twitter se ky ishte një tjetër sulm nga një person i sëmurë dhe i turbulluar. Ai tha se autoritetet e zbatimit të ligjit po e ndiqnin nga afër të gjithë situatën.

/tvklan.al

 

https://www.facebook.com/yahoonews/videos/10156455902361037/





Të ngjashme