Vritet me armë 23-vjeçari në Shkodër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e kësaj të hëne. Një 23-vjeçar është vrarë me armë zjarri. Vrasja ka ndodhur në lagjen “Daniel Matlija”.
23-vjeçari Gledis Kraja është qëlluar me armë zjarri pranë një marketi rreth orës 21:55. Policia njoftoi fillimisht se ai u dërgua në spital, por më vonë u mësua se ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.
Dyshohet se plumbat e kanë goditur të riun në shpatull. 23-vjeçari ishte banues në lagjen Perash. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Megjithatë në skenën e krimit ndodhet policia dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të saj.
Edhe autori i krimit nuk është identifikuar nga uniformat blu. Policia thotë se ka rrethuar zonën për të kontrolluar dhe për të kapur personin që ka qëlluar me armë ndaj të riut, duke i shkaktuar vdekjen.
Informacioni i policisë:
Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.
/tvklan.al