Komandoja plagos të riun në Zall-Herr
Klodian Beshiri qëlloi me armë Rexhep Qefalinë
Komandoja i Forcave të Armatosura Klodian Beshiri, ka plagosur me armë një person në Zall Herr. Ai ka qëlluar me pistoletën e punës Rexhep Qefalinë, duke e plagosur lehtë, ndërsa me qytën e armës ka qëlluar Redin Myrton.
Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në spital. Policia ka arrestuar komandon e ushtrisë Klodian Beshiri. Shkak i ngjarjes dyshohet një konflikt që komandoja ka patur me vëllain e Redin Myrtos, pak orë më parë.
Tv Klan