Të shtëna me armë pranë një qendre tregtare
Një ushtar ka hapur zjarr në afërsi të një qendre tregtare pranë Muzeut të Luvrit në Paris. Sipas mediave franceze, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites.
Sipas të përditshmes “L’Express” një person i armatosur me thikë ka sulmuar një patrullë ushtarake duke shkaktuar dhe reagimin e këtyre të fundit, të cilët u janë përgjigjur me armë.
I dyshuari mësohet se ka mbetur i plagosur, pasi në drejtim të tij ushtari qëlloi të paktën 5 herë. Ai po tentonte të futej në muze ndërsa mbante në dorë një çantë të dyshimtë.
Në llogarinë e tij në Twitter, Ministri i Brendshëm francez shkruajti se kemi të bëjmë me një ngjarja që cënon sigurinë publike. Ai tha se policia është dërguar në vendngjarje, ndërsa e gjithë zona përreth është evakuuar./tvklan.al