Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë Shtëpisë së Bardhë nga mediat amerikane.
Sipas policisë, shërbimet e sigurisë mësohet se kanë qëlluar një person të armatosur që qëndronte në pikën e kontrollit pranë ndërtesës të presidentit amerikan.
Aktualisht Shtëpia e Bardhë është rrethuar nga forcat e policisë, ndërkohë që raportohet se Obama nuk ndodhet në ndërtesë, pasi gjendet në Maryland.
Sipas policisë, i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje./tvklan.al