Të shtëna në Zyrih, 3 të lënduar
Sipas mediave zvicerane, 3 persona janë qëlluar në afërsi të një qendre islamike në Zyrih, Zvicër.
Agjencia e lajmeve SDA raportoi se viktimat ishin persona të moshës së mesme dhe sipas policisë ishte akoma e paqartë nëse sulmi ka lidhje me vendndodhjen.
Nuk janë dhënë akoma detaje për të plagosurit.
Një oficer policie deklaroi se ata ishin duke inspektuar skenën e krimit dhe ishin vënë në ndjekje të të armatosurit./tvklan.al
Lajmi në përditësim…