Qëlluan me armë ndaj 60-vjeçarit, arrestohen 2 autorët
Shkak, një konflikt për motive të dobëta
Policia e Fierit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur në 30 dhjetor në fshatin Dukas të Patosit ku 2 persona kanë qëlluar me armë një 60-vjeçar.
Për fat 60-vjeçari nuk ka pësuar lëndime.
Policia tha se ka identifikuar dhe vënë në pranga autorët të dy 34 vjeç.
Shkak i ngjarjes është bërë një konflikt për motive të dobëta.
Policia sekuestroi edhe një armë gjahu të përdorur nga dy të rinjtë.
Tv Klan